Kristoffersen +24 nga Windingstad, Hirscher përfundoi i gjashti

Skijim

Kristoffersen +24 nga Windingstad, Hirscher përfundoi i gjashti

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:19
Kristoffersen, foto Reuters

Skiatori nga Norvegjia, Henrik Kristoffersen, tregoi paraqitje shumë të mirë në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë. Kristoffersen shënoi fitore me kohë të kaluar për 2:26.63 minuta, me kohë më të mirë për 24 qindtat se bashkëkombësi i tij  Rasmus Windingstad. Në vend të tretë renditet Marco Odermatt nga Zvicra, me kohë më të dobët për 56 qindtat se vendi i parë.

Kampioni në fuqi i botës Marcel Hirscher dëshpëroi, i cili zuri vendin e gjashtë me 92 qindtat e kohës së fitues i garës. Hirscher udhëheq në sllallomin e madh me 660 pikë apo me 158 pikë më shumë se Kristoffersen, kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1.448 pikë, duke lënë pas Pinturault me 963.
 
Rezultatet 
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 2:26.63
2. Rasmus Windingstad (Norvegjia) +0.24
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0.56
4. Cedric Noger (Zvicra)    +0.86
5. Alexis Pinturault (Franca)    +0.87
6. Marcel Hirscher (Austria)    +0.92
7. Loic Meillard (Zvicra)    +1.03
8. Trevor Philp (Kanada)    +1.05
9. Zan Kranjec (Sllovenia)    +1.14
10. Manuel Feller (Austria)    +1.22

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat