Garë dramatike, Schmidhofer kampione e lëshimit

Skijim

Garë dramatike, Schmidhofer kampione e lëshimit

Nga: K. Goca Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:00
Schmidhofer

Skiatorja austriake Nicole Schmidhofer është kampione në disiplinën e lëshimit. Austriakja zuri vendin e parë në renditjen e  përgjithshme të lëshimit me 468 pikë apo me epërsi prej 96 pikëve nga bashkëkombësja e saj Stephanie Venier. Schmidhofer ka treguar formë të mirë në shumicën e garave të lëshimit, ku edhe stoliset me titullin e kampionit. 29-vjeçarja është e lumtur për këtë sukses të madh, që fitoi “Globin e vogël të Kristaltë”.

Pa dyshim se gara ka qenë dramatike që u zhvillua në Qendrën e Skive në Grandvalira Soldeu të Andorrës. Austriakja Mirjam Puchner triumfoi me kohë të kaluar për 1:32.91 minuta apo për 3 qindtat e sekondës ka qenë më e shpejt se Viktoria Rebensburg nga Gjermania. Diferencë shumë e ngushtë mes skiatoreve dhe vetëm për një fije të flokut doli triumfuese Puchner. Zvicerania Corinne Suter renditet në vend të tretë me 8 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe për 5 qindtat se Rebensburg.

Italiania Nadia Fanchini përfundoi në pozitën e katërt, por me kohën me të dobët për 22 qindtat se Puchner. Në renditjen e lëshimit, Schmidhofer përfundoi në vend të parë me 468 pikë, e ndjekur nga Venier  (372) e Siebenhofer (354). Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin kryeson me 1.954 pikë, e përcjellë nga Vlhova (1.235) e Holdener (943).

Femrat
1. Mirjam Puchner (Austria)    1:32.91
2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0.03
3. Corinne Suter (Zvicra)    +0.08
4. Nadia Fanchini (Italia)    +0.22
5. Tamara Tippler (Austria)    +0.24
6. Sofia Goggia (Italia)    +0.35
7. Nicol Delago (Italia)    +0.38
8. Stephanie Venier (Austria)    +0.56
9. Kira Weidle (Gjermania)    +0.74
10. Tina Weirather (Lihteshtejni)    +0.90

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat