Hirscher kampion i ri në sllallomin e madh, Pinturault fiton garën

Skijim

Hirscher kampion i ri në sllallomin e madh, Pinturault fiton garën

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:02
Hirscher kampion i ri në sllallomin e madh

Marcel Hirscher kremton titullin e kampionit në disiplinën e sllallomit të madh.  Ai zuri vendin e parë me 680 pikë, duke lënë pas norvegjezin Kristoffersen me 516. Në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Grandvalira Soldeu të Andorrës, francezi Alexis Pinturault zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:13.06 minuta, me kohën më të mirë për 44 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.

Në vend të tretë renditet Zan Kranjec i Sllovenisë, por me kohën të dobët për një sekondë, e 3 qindtat se fituesi i garës. Fituesi i “Globit të vogël të Kristaltë”, austriaku Marcel Hirscher përfundoi në vend të gjashtë me kohën më të dobët për 1 sekondë e 74 qindtat se Pinturault. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 1.528 pikë, pasojnë  Pinturault 1.113 e Kristoffersen me 1.002 pikë.

Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca)    2:13.06
2. Marco Odermatt (Zvicra)    +0.44
3. Žan Kranjec (Sllovenia)    +1.03
4. Manuel Feller (Austria)    +1.30
5. Mathieu Faivre (Franca)    +1.39
6. Marcel Hirscher (Austria)    +1.74
7. Luca de Aliprandini (Italia)    +1.97
8. Ted Ligety (SHBA)    +2.08
9. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +2.09
10. Loic Meillard (Zvicra)    +2.11

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat