Senzacion, 17-vjeçarja starton me fitore në Kupën e Botës

Skijim

Senzacion, 17-vjeçarja starton me fitore në Kupën e Botës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 15:12
Alice Robinson

As laiku më i madh nuk e ka parashikuar se një 17-vjeçare do të triumfoi në garën e parë të edicionit të ri në Kupën e Botës në ski, në konkurrencën e femrave, që u mbajt në Soelden të Austrisë. Aq me tepër një skiatore nga Zelanda e Re, si Alice Robinson, që mahniti të gjithë dhe padyshim se një ylli i ri po vjen i skive alpine.

Robinson rrëshqiti për mrekulli dhe zuri vendin e parë në sllallomin e madh me kohë të kaluar për 2:17,36 minuta. Ajo pati kohën më të mirë për 6 qindtat se kampionia në fuqi, amerikania Mikaela Shiffrin. Skiatorja amerikane në rrëshqitjen e parë ka qenë më e shpejt për 14 qindtat se 17-vjeçarja, por nuk i shkoi ashtu edhe në rrëshqitjen e dytë.  

Francezja Tessa Worley arriti në podium përkatësisht në vend të tretë, me kohë më të dobët për 36 qindtat se Robinson.

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar Valon Behrami, Lara Gut Behrami, përfundoi në vend të tetë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 46 qindta se pozita e parë.

Rezultatet 
1. Alice Robinson (Zelanda e Re)    2:17,36
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,06
3. Tessa Worley (Franca)    +0,36
4. Mina Holtmann (Norvegjia)    0,85
 5. Federica Brignone (Italia)    0,87
 6. Maria Tviberg (Norvegjia)    1,03
 7. Franziska Gritsch (Austria)    1,41
 8. Laura Gut Behrami (Zvicra)    1,46
 9. MMichelle Gisin (Zvicra)    1,47
10. Ramona Siebenhofer (Austria)    1,50

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat