Dominojnë italianet në sllallomin e madh

Skijim

Dominojnë italianet në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:57
Marta Bassino, Charles Krupa/AP Photo

Skiatoret italiane dominojnë në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skiatorja italiane Marta Bassino zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:38.19 minutë, duke e lënë pas vetes për 26 qindtat bashkëkombësen Federica Brignone. Kampionia në fuqi e botës, amerikania Mikaela Shiffrin me pak fat sportiv do të arrinte edhe më shumë.

Megjithatë Shiffrin arriti në podium përkatësisht me 29 qindtat e kohës me të dobët se fituesja e garës apo për dy qindtat e sekondës e la pas zviceranen Michelle Gisin.

Në renditjen e sllallomit të madh, Shiffrin prinë me 140 pikë, ka 15 më shumë se pozita e dytë Brignone dhe 18 se Bassino, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës skiatorja amerikane udhëheq me 240 pikë, pasojnë Wendy Holdener 128, Federica Brignone 125 pikë etj. 

 
Rezultatet 
1. Marta Bassino (Italia)    1:38.19
2. Federica Brignone (Italia)    +0.26
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.29
4. Michelle Gisin (Zvicra)    +0.31
5. Tessa Worley (Franca)    +0.50
6. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0.65
7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0.98
8. Wendy Holdener (Zvicra)    +1.12
9. Mina Holtmann (Norvegjia)    +1.32
10. Meta Hrovat (Sllovenia)    +1.34

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat