Ngadhënjen zvicerani në një garë dramatike në Beaver Creek

Skijim

Ngadhënjen zvicerani në një garë dramatike në Beaver Creek

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:04
Ngadhënjen zvicerani në një garë dramatike në Beaver Creek

Skiatori zviceran, Beat Feuz, ngadhënjeu në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Garë dramatike, sidomos për vend të dytë, ku dy skiatorë përfunduan me kohë të njëjtë.

Feuz doli i pari me kohë, të kaluar për 1:12,98 minuta apo për 41 qindtat ishte më i shpejt se austriaku  Vincent Kriechmayr dhe francezi Johan Clarey, të cilët përfunduan në pozitën e dytë e me kohë të njëjtë.

Austriaku Hannes Reichelt për një fije të flokut i ikë vendi i dytë, megjithatë arriti në pozitën e katërt dhe për një qindtat e la pas norvegjezin Adrian Smiseth Sejersted dhe për gjashtë qindtat amerikanin Ryan Cochran-Siegle.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mayer kryeson me 221 pikë, pas tij janë Vincent Kriechmayr 212, Dominik Paris 204, Beat Feuz 192 pikë etj. ndërsa në lëshim Feuz prinë me 160 pikë pastaj Kriechmayr 116, Dressen me 112 pikë etj.

Rezultatet 
1. Beat Feuz (Zvicra)     1:12,98    
2. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,41
2 Johan Clarey (Franca)    +0,41

4. Hannes Reichelt (Austria)    +0,43
5. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia)    +0,44
6. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)     +0,49
7. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)     +0,64
7  . Dominik Schwaiger (Gjermania)    +0,64
9. Adrien Theaux (Franca)    +0,87
9 . Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +0,87

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat