Skiatori Alexis Pinturault dominoi në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Italisë. Skiatori francez ishte më i mirë edhe në rrëshqitjen e parë dhe triumfoi me një epërsi mjaft të mirë nga rivalët tjerë.
Pinturault shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:47,91 minuta apo me kohën me të mirë për 1 sekondë e 44 qindtat se pozita e dytë, suedezi Andre Myhrer.
Në pozitën e tretë renditet Stefano Gross nga Italia me një sekondë e 47 qindtat e sekondës më të dobët se pozita e parë, apo për tri qindtat mbetet larg vendit të dytë dhe për një qindtën më i shpejt se norvegjezi Henrik Kristoffersen.
Në renditjen e përgjithshme Pinturault prinë me 264 pikë, pasojnë Kristoffersen (243), Mayer (233), Kriechmayr 212 pikë etj. ndërsa në sllallom Pinturault udhëheq me 150 pikë, Myhrer (125) i Pinturault (100) etj.
Rezultatet
1. Alexis Pinturault (Franca) 1:47,91
2. Andre Myhrer (Suedia) +1,44
3. Stefano Gross (Italia) 1,47
4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1,48
5. Michael Matt (Austria) 1,73
6. Krostoffer Jakobsen (Suedia) 1,75
7. Loic Meillard (Zvicra) 1,85
8. Victor Muffat-Jeandet (Franca) 2,21
9. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) 2,27
10. Daniel Yule (Zvicra) 2,35