Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës

Skijim

Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 16:16
Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës

Dy skitarët tanë të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Llozana 2020, Drin Kokaj dhe Era Shala, po i vazhdojnë garat ndërkombëtare. Të dy po marrin pjesë në Erzurum të Turqisë, ku po mbahet gara e FIS-it për të rinj.

Drin Kokaj në garën e djeshme të disiplinës sllallom doli i 23-ti nga 50 garues. Kokaj pati kohën 1:44.15 sekonda në të dyja lëshimet. Ai sot ishte i pa fat, pasi u diskualifikua gjatë lëshimit të dytë në sllallom të madh.

Era Shala sot garoi në sllallom të madh, ku doli e 18-ta nga 26 garuese. Pas dy lëshimeve pati kohën 1:40.97 sekonda.

LOD për të Rinj “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat