Kristoffersen më i mirë në sllallomin e madh, fitorja e 20-të në Kupën e Botës

Skijim

Kristoffersen më i mirë në sllallomin e madh, fitorja e 20-të në Kupën e Botës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 15:03
Skiatorët festojnë

Skiatori nga Norvegjia, Henrik Kristoffersen, arriti fitoren e 20-të në Kupën e Botës, e katërta në sllallomin e madh! Kristoffersen triumfoi me kohë të kaluar për 1:57.33 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Alta Badia të Italisë.

Image

Tre skiatorë më të mirë në podium 

Ai tregoi klasin e tij në rrëshqitjen e dytë, duke triumfuar për 31 qindtat para Cyprien Sarrazin nga Franca.  

Si befasi e kësaj gare është slloveni Zhan Kranjec duke e zënë pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 39 qindtat se pozita e parë dhe për 8 qindtat se pozita e dytë.

Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde nuk arriti më shumë se në pozitën e katërt dhe ngeci për 7 qindtat larg sllovenit. Skiatorët  Lucas Braathen (Norvegjia) dhe Alexis Pinturault (Franca), përfunduan me të njëjtën kohë, renditen në pozitën e tetë por me kohë më të dobët për 92 qindtat se fituesi i garës.

Në renditjen e sllallomit të madh Henrik Kristoffersen prinë me 193 pikë, pasojnë Zhan Kranjec 170, Tommy Ford 161, Alexis Pinturault 146, Mathieu Faivre 129 etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Henrik Kristoffersen udhëheq me 343 pikë, pas tij janë Vincent Kriechmayr 312, Alexis Pinturault 296, Aleksander Aamodt Kilde 274, Matthias Mayer 257 pikë etj. 

Rezultatet 
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    1:57.33
2. Cyprien Sarrazin (Franca)    +0.31
3. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +0.39
4. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.46
5. Marco Odermatt (Zvicra)    +0.83
6. Marco Schwarz (Austria)    +0.88
7. Rasmus Windingstad (Norvegjia)    +0.91
8. Lucas Braathen (Norvegjia)    +0.92
8. Alexis Pinturault (Franc)    +0.92
10. Filip Zubçiç (Kroacia)    +1.00

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat