Paris shkëlqen në lëshim 

Skijim

Paris shkëlqen në lëshim 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 15:46
Paris shkëlqen në lëshim, (AFP Photo/Marco Bertorello)

Skiatori italian Dominik Paris fiton në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Bormio të Italisë. Kjo garë ishte paraparë që të mbahet javën e kaluar në Val Gardena por qe anuluar për shkak të motit të keq. Paris triumfoi me kohë të kaluar për 1:49.56 minuta, duke e lënë pas për 39 qindtat e sekondës zviceranin Beat Feuz dhe për 42 të qindtat e sekondës austriakun Matthias Mayer.

Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde renditet në pozitën e katërt me kohë më të dobët për një sekondë e 3 qindtat se vendi i parë por me kohë më të mirë për 10 qindtat se pozita e pestë Maxence Muzaton (Franca).

Është interesant se amerikani Travis Ganong nuk  arriti më shumë se në pozitën e tetë dhe me një kohë shumë më të dobët se fituesi i garës, për 1 sekondë e 48 qindtat apo ishte më i mirë për 4 qindtat se gjermani Thomas Dressen, që u renditet në vend të nëntë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Kristoffersen prinë me 379 pikë, pasojnë Paris 349, Kilde 344 pikë etj. ndërsa në lëshim Feuz udhëheq me 240 pikë, i përcjell nga Paris me 204, Dressen 141, Clarey 126, Kriechmayr 116, KIlde 108, Mayer 105, Janka 83 pikë etj.
 
Rezultatet 
1. Dominik Paris (Italia)    1:49.56
2. Beat Feuz (Zvicra)    +0.39
3. Matthias Mayer (Austria)    +0.42
4. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +1.03
5. Maxence Muzaton (Franca)    +1.13
6. Matthieu Bailet (Franca)    +1.23
7. Brice Roger (Franca)    +1.37
8. Travis Ganong (SHBA)    +1.48
9. Thomas Dressen (Gjermania)    +1.52
10. Johan Clarey (Franca)    +1.55

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat