Shiffrin shënon fitore bindëse 

Skijim

Shiffrin shënon fitore bindëse 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 15:34
Shiffrin shënon fitore bindëse 

Skiatorja më e mirë në botë, Mikaela Shiffrin, shënon fitore bindëse në sllallomin e madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Lienz të Austrisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:07.31 minuta, me një kohë bindshëm më të mirë se pozita e dytë, italianja Marta Bassino.

Në vend të tretë renditet austriakja Katharina Liensberger me kohë më të dobët për 1 sekondë e 82 të qindtat se vendi i parë dhe me kohë më të mirë për 8 qindtat se pozita e katërt, Federica Brignone nga Italia.  

Në sllallomin e madh Federica Brignone prinë me 275 pikë, pasojnë Mikaela Shiffrin 254, Marta Bassino 238, Mina Fuerst Holtmann 199 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme Mikaela Shiffrin udhëheq me 646 pikë, pasojnë Federica Brignone 431, Petra Vlhova 333 etj.

Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    2:07.31    
2. Marta Bassino (Italia)    +1.36
3. Katharina Liensberger (Austria)    +1.82
4. Federica Brignone (Italia)    +1.90
5. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1.93
6. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia)    +2.07  
7. Clara Direz (Franca)    +2.11
8. Tessa Worley (Franca)    +2.28
9. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +2.54
10. Sara Hector (Suedia)    +2.92

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat