Vlhova - Mbretëresha e borës

Skijim

Vlhova - Mbretëresha e borës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2020 Në ora: 18:23
Vlhova - Mbretëresha e borës

Skiatorja sllovake Petra Vlhova është Mbretëreshë e borës në garën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Sljeme të Kroacisë. Sllovakja si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën ka qenë më e mirë se rivalet.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:57,98 minuta apo për një sekondë e 31 qindtat ishte më e mirë se kampionia e botës, amerikania Mikaela Shiffrin.

Në pozitën e tretë renditet austriakja Katharina Liensberger me kohë më të dobët për 3 sekonda e 49 qindtat se fituesja e garës dhe me kohë më të mirë për 11 qindtat se pozita e katërt, zvicerania Wendy Holdener.

Në renditjen e sllallomit Shiffrin udhëheq me 380 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 260, Liensberger 186 pikë, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin kryeson me 826 pikë, pasojnë Vlhova 513, Brignone 451 pikë etj. 

Rezultatet 
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:57,98
 2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1,31
 3. Katharina Liensberger (Austria)    3,49
 4. Wendy Holdener (Zvicra)    3,60
 5. Aana Swenn Larsson (Suedia)    3,62
 6. Nina Haver-Loeseth (Norvegji)    3,79
 7. Katharina Truppe (Austria)        4,42
 8. Aline Danioth (Zvicra)        4,54
 9. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    4,70
10. Emelie Wikström (Suedia)        4,89

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat