Ekipi Olimpik i Kosovës ka nisur përgatitjet

Skijim

Ekipi Olimpik i Kosovës ka nisur përgatitjet

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:54
Ekipi Olimpik i Kosovës ka nisur menjëherë përgatitjet

Ekipi Olimpik i Kosovës ka nisur menjëherë përgatitjet në Qendrën Skitare "Les Diablerets" të Lozanës, para garave që i presin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj "Lozana 2020".

Skitarët Drin Kokaj e Era Shala janë stërvitur sot nën urdhërat e trajnerëve Feim Kollçaku e Bujar Turjaka.

Skitarët tanë i nisin garat më 12 janar (e diel).

Ata garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat