Suter më e shpejta në lëshim

Skijim

Suter më e shpejta në lëshim

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:27
Suter më e shpejta në lëshim

Skiatorja e Zvicrës, Corinne Suter, dëshmoi cilësitë e saja në disiplinën e lëshimit. Sutter ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:18.79 minuta, në garën që u mbajt në Altenmarkt-Zauchensee të Austrisë. Nicol Delago nga Italia renditet në vend të dytë me kohë më të dobët për 29 qindtat se Sutter dhe e la pas zviceranen Michelle Gisin.

Gissin kishte kohën më të dobët për 98 qindtat se fituesja e garës dhe për 3 qindtat ka qenë më e shpejt se Sofia Goggia që renditet në pozitën e katërt.

Në lëshim Suter udhëheq me 225 pikë, duke lënë pas Ledeckan me 182 pikë, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin prinë me 826 pikë, pasojnë Vlhova 513, Brignone 465 pikë etj.

Rezultatet 
1. Corinne Suter (Zvicra)    1:18.79
2. Nicol Delago (Italia)    +0.29
3. Michelle Gisin (Zvicra)    +0.98
4. Sofia Goggia (Italia)    +1.01
5. Francesca Marsaglia (Italia)    +1.21
6. Tina Weirather (Liehteshtejn)    +1.36
7. Ilka Stuhec (Sllovenia)    +1.37
8. Ester Ledecka (Çekia)    1.41
9. Stephanie Venier (Austri)    +1.51
10. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +1.53

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat