Në Zvicër është lënduar rëndë skiatorja e Kosovës

Skijim

Në Zvicër është lënduar rëndë skiatorja e Kosovës

Nga: K. G. Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:44
Në Zvicër është lënduar rëndë skiatorja e Kosovës

Faqja e Federatës së Skitarisë së Kosovës, njofton se skiatorja e kombëtares së Kosovës, Era Shala, është lënduar rëndë në stërvitje në "Les Diablerets" të Lozanës.

“Gjate stërvitjes për garën e nesërme në GS, skitarja jonë Era Shala pësoj një lëndim të rëndë dhe me keqardhje nuk do të mund të vazhdoje më garat e ditëve në vijim.

Erës i dëshirojmë shërim të shpejtë, ndërsa Drini do të jetë garuesi i vetëm i cili do të na përfaqësoj në Lojërat Olimpike për të Rinj!

Image

Deklaratë e trajnerit dhe udheheqësit të rrugës prof. dr. Bujar Turjaka”, shkruan në faqen e facebookut të Federatës së Skitarisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat