Hasani vizitoi Era Shalën, e cila po e rimerr veten pas lëndimit

Skijim

Hasani vizitoi Era Shalën, e cila po e rimerr veten pas lëndimit

Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:58
Hasani vizitoi Era Shalën, e cila po e rimerr veten pas lëndimit

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka vizituar skitaren Era Shala, e cila ndodhet në spitalin CHUV të Lozanës, pas lëndimit të rëndë të pësuar dje gjatë përgatitjeve në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Era theu këmbën e majtë, për çka iu desh që të kryejë rreth tri orë operim.

“Era po mbahet shumë mirë. Edhe në këtë aksident që e ka pasur ka pasur fat, sepse sipas mjekëve një lëndim I tillë ka mundur të ketë pasoja në karrierën e saj të ardhshme, andaj pritet që pas një periudhe të caktuar kohore të shërohet në tërësi dhe t’iu kthehet shtigjeve të skijimit dhe besoj se do të kem shumë medalje nga Era”, u shpreh Hasani. Ajo me sukses kaloi edhe operimin rreth tre orësh.

“Po ndihem më mirë pas lëndimit të rëndë. Dje isha ne trening, kur u rrëzova dhe theva këmbën. Pastaj më kane dalë në ndihmë menjëherë trajnerët dhe kanë ardhur shërbimi emergjent i Zvicrës, të cilët më kanë marrë me helikopter dhe më kanë sjell këtu në spital, për çka i falënderoj shumë. Mbrëmë jam operuar dhe tani po rikuperohem këtu. Kujdesi është shumë i mirë”, u shpreh 16-vjeçarja, Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat