Fati nuk ishte me Drinin

Skijim

Fati nuk ishte me Drinin

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:45
Fati nuk ishte me Drinin

Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Ashtu sikurse në sllallom të madh, fati nuk ishte me Drinin, i cili u diskualifikua pas lëshimit të parë, të mbajtur sot në Qendrën Skitare “Les Diablerets” të Lozanës.

Fillimisht Kokaj doli i 50-ti nga 77 garues, por më pas gjyqtarët gjetën një gabim gjatë lëshimit, për çka e diskualifikuan. Lëshimin nuk e përfunduan 24 garues.

Sidoqoftë, kjo është një përvojë e mirë për Drinin i cili pati rastin të garojë në ngjarjen më të madhe sportive për të rinj.

Në “Lozana 2020”, pjesëmarrëse ishte edhe skitarja tjetër, Era Shala, e cila theu këmbën gjatë përgatitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat