Vlhova e para, Shiffrin renditet në pozitën e tretë

Skijim

Vlhova e para, Shiffrin renditet në pozitën e tretë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:54
Vlhova e para, Shiffrin renditet në pozitën e tretë

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, ka bërë rrëshqitje më të mirë dhe doli e para në sllallom në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë. Vlhoha edhe në rrëshqitjen e parë ka qenë më e mirë se rivalet.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:53.65 minuta dhe me një diferencë të ngushtë (me 10 qindtat)  ndaj pozitës së dytë Anna Swenn Larsson nga Suedia. Kampionia e botës, amerikania Mikaela Shiffrin zuri vendin e tretë por me kohë me të ngadalshme për 43 qindtat nga pozita e parë dhe për shtatë qindtat la pas zviceranen Wendy Holdener.

Skiatorja zvicerane Michelle Gisin renditet në vend të nëntë me kohë më të dobët për 2 sekonda e 60 qindtat larg fitueses së garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 886 pikë, duke lënë pas vetes Vlhovan me 613, Brignone 565, Holdener 417, Gisin 390, Rebensburg 337, Basino 329, Suter 325 etj. Në renditjen e sllallomit Shiffrin kryeson me 440 pikë apo ka 80 më shumë se pozita e dytë, Vlhova. 

Rezultatet 
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:53.65
2. Anna Swenn Larsson (Suedia)    +0.10
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.43
4. Wendy Holdener ZVicra)    +0.50
5. Katharina Liensberger (Austria)    +0.80
6. Katharina Truppe (Austria)    +1.61
7. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia)    +2.24
8. Chiara Mair (Austria)    +2.48
9. Michelle Gisin (ZVicra)    +2.60
10. Laurence St. Germain (Kanada)    +2.82

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat