Garë dramatike, dy skiatore në krye, +1 qindtën para amerikanes

Skijim

Garë dramatike, dy skiatore në krye, +1 qindtën para amerikanes

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:07

Federica Brignone dhe Petra Vlhova treguan paraqitje shumë të mirë dhe si pasqyrë e kësaj dolën të dyja në pozitën e parë me kohë të njëjtë, 2:21.15 minuta apo për një qindtat e sekondës ishin më të shpejta se kampionia e botës, amerikania Mikaela Shiffrin.

Garë ishte dramatike në sllallom të madh të Kupës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Sestriere të Italisë.

Brignone nga Italia dhe Vlhova nga Sllovakia, vërtet mahniten të gjithë, po ashtu edhe Shiffrin që fati sportiv ia ktheu shpinën dhe mbetet në pozitën e tretë. Garë me rivalitet të madh dhe që do të mbahet mend. Wendy Holdener nga Zvicra renditet në pozitën e katërt me kohën më të dobët për 38 qindtat larg nga vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, Brinone prinë me 375 pikë, pasojnë Shiffrin 314, Bassino  264 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 946 pikë, pasojnë Vlhova 713, Brignone 665 pikë etj.


Rezultatet 
1. Federica Brignone (Italia)    2:21.15
1.Petra Vlhova (Sllovakia)    2:21.15
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,01
4. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,38
5. Alice Robinson    +0,44
6. Meta Hrovat (Sllovenia)    +0,92
7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    1,09
 8. Sara Hector (Suedia)    1,54
 9. Sofia Goggia (Italia)        1,65
10. Marta Bassino (Italia)    1,74

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat