Jansrud më i miri, dy skiatorë në vendin e dytë

Skijim

Jansrud më i miri, dy skiatorë në vendin e dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:32
Jansrud më i miri, dy skiatorë në vendin e dytë, foto Reuters

Norvegjezi Kjetil Jansrud shënon fitore të rëndësishme në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kitzbuehel të Austrisë.

Jansrud triumfoi në një garë dramatike, duke pasur kohën për 1:14,61 minuta apo për 16 qindtat më të mirë se pozita e dytë, bashkëkombësi i tij Aleksander Kilde dhe austriaku Mathias Mayer.

Kilde dhe Mayer përfunduan me të njëjtën kohë dhe lanë pas zviceranin Caviezel. Mauro Caviezel renditet në vend të katërt me 49 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës Botës, Kristoffersen prinë me 691 pikë, pasojnë Kilde 671, Pinturault 642, Mayer 592, Paris 556 pikë etj. Në disiplinën e supersllallomit të madh Mayer udhëheq me 264 pikë, i ndjekur nga Kriechmayr 236, Jansrud 236,  Kilde 236, Caviezel 205 pikë etj.

Rezultatet 
1. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    1:14,61
2. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,16
2 . Mathias Mayer (Austria)    +16
4. Mauro Caviezel (Zvicra)        +0,49
5. Mattia Casse (Italia)    +0,53
6. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,79
7. Beat Feuz (Zvicra)    +0,86
8. Andreas Sander (Gjermania)    +0,99
9. Alexis Pinturault (Franca)    +1,14
10. Travis Ganong (SHBA)    +1,15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat