Yule fiton në sllallom, Braathen befason të gjithë 

Skijim

Yule fiton në sllallom, Braathen befason të gjithë 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:05
Daniel Yule

Skiatori i Zvicrës, Daniel Yule, doli i pari në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:41, 50 minuta.  

Gara në Qendrën e Skive në Kitzbuhel të Austrisë, ishte dramatike, sidomos 19-vjeçari nga Norvegjia, Lucas Braathen, në rrëshqitjen e parë ka befasuar të gjithë, duke pri në renditje, por në rrëshqitjen e dytë nuk ishte sikur në të parën dhe përfundoi në pozitën e katërt me kohë të njëjtë me kryesuesin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, bashkëkombësin Henrik Kristoffersen apo me kohë më të dobët për 49 qindtat se fituesi i garës.

Yule doli me kohë më të mirë për 12 qindtat se austriaku Marco Schwarz, që u rendit në pozitën e dytë dhe për 37 qindtat se Clement Noel nga Franca.

Image

Lucas Braathen, foto Reuters

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen prinë me 741 pikë, 41 më shumë se Kilde, pasojnë Mayer 692, Pinturault 642 pikë etj. Në sllallom Kristoffersen udhëheq me 452 pikë apo 17 pikë më shumë se Yule, pasojnë Noel me 400, Zenhäusern 249 etj.

Meshkujt 
1. Daniel Yule (Zvicra)    1:41,50
2. Marco Schwarz (Austria)    +0.12
3. Clement Noel (Franca)    +0.37
4. Lucas Braathen (Norvegjia)    +49
4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0.49
6. Michale Matt (Austria)    +0.52
7. Giuliano Razzoli (Italia)    +0.53
8. Adrian Pertl (Austria)    +0.73
9. Reto Schmidiger (Zvicra)    +0.79
10. Sebastian Solevaag (Norvegjia)    +0.81

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat