Ashtu si i ka hije amerikanes! Gut-Behrami në podium  - Bota Sot
Ashtu si i ka hije amerikanes! Gut-Behrami në podium 

Skijim

Ashtu si i ka hije amerikanes! Gut-Behrami në podium 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:23
Mikaela Shiffrin

Kampionia e Botës, skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ashtu si i ka hije, dominoi në disiplinën e supersllallomit të madh, duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:10,88 minuta, në garën që u mbajt në Bansko të Bullgarisë.  

Marta Bassino nga Italia zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 29 qindtat se amerikania, ndërsa bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohën më të ngadalshme për 70 qindtat se fituesja e garës apo e kishte kohën më të mirë për 22 qindtat se bashkëkombësja Corinne Suter, që zuri vendin e katërt.  

Në renditjen e supersllallomit të madh Shiffrin kryeson me 186 pikë, pasojnë Sutter 150, Rebensburg 248 etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë e 1225 pikë, e ndjekur nga Brignone 855, Vlhova 830, Bassino 620 etj.

Femrat 
1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:10,88
2. Marta Bassino (Italia)    +0,29
3. Lara Gut Behrami (Zvicra)    +0,70
4. Corinne Suter (Zvicra)    +0,92
5. Tina Weirather (Liehteshtejni)    +1,00
6. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1,13
7. Elena Curtoni (Italia)    +1,23
8. Stephania Venier (Austria)    +1,25
9. Nina Ortlieb (Austria)    +1,27
10. Anna Veith (Austria)    +1,35

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat