Francezi fiton në Chamonix 

Skijim

Francezi fiton në Chamonix 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 15:34
Noel, foto Reuters

Skiatori nga Franca Clement Noel tregoi rrëshqitje më të mirë se rivalët të tjerë dhe fiton në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Chamonix të Francë. Noel fiton me kohë të kaluar për 1:41.47 minuta, duke lënë pas për 21 qindtat norvegjezin Timon Haugan.

Në pozitën e tretë renditet austriaku Adrian Pertl me kohë më të dobët për 31 qindtat se Noel por me kohë më të mirë për 34 qindtat se Michael Matt.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Henrik Kristoffersen udhëheq me 877 pikë, pasojnë Alexis Pinturault (822), Aleksander Aamodt Kilde (820), Matthias Mayer (692) etj. ndërsa në sllallom Kristoffersen prinë me 552 pikë, i ndjekur nga Noel (550), Yule (495) etj.

Rezultatet 
1. Clement Noel (Franca)    1:41.47  
2. Timon Haugan (Norvegjia)    +0.21  
3. Adrian Pertl (Austria)    +0.31  
4. Michael Matt (Austria)    +0.65  
5. Ramon Zenhaeusern (Zvicra)    +0.70  
6. Aleksander Horosilov (Rusia)    +0.75     
6. Sebastian Foss-Solevaag (Norwegjia)     +0.75  
8. Marco Schwarz (Austria)    +1.02  
9. Andre Myhrer (Suedia)    +1.13 
10. Jean-Baptiste Grange (Franca)    +1.30

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat