Suter më e mira, +43 para austriakes 

Skijim

Suter më e mira, +43 para austriakes 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:46
Suter më e mira, +43 para austriakes, foto Reuters

Skiatorja e Zvicrës, Corinne Suter, shënon fitore të madhe dhe prinë në renditjen e përgjithshme të disiplinës së supersllallomit të madh.

Suter triumfoi në supersllallom të madh, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë.

Skiatorja zvicerane zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:19,46 minuta apo me kohën për 43 qindtat më të mirë se austriakja Nicole Schmidhofer. Wendy Holdener nga Zvicra zuri pozitën e tretë, ngec për 70 qindtat nga fituesja e garës dhe për 1 qindtën doli para Tifanny Gauthier nga Franca.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Shiffrin udhëheq me 1.225 pikë, pasojnë Brignone (1.080), Vlhova (891), Bassino (666) etj. ndërsa në supersllallom të madh Suter prinë me 300 pikë, duke lënë pas Brignonen me 261, Schmidhofer 206 etj.  

Rezultatet 
 1. Corinne Suter (Zvicra)    1:19,46
 2. Nicole Schmidhofer (Austria)    +0,43
 3. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,70
 4. Tifanny Gauthier (Franca)    +0,71
 5. Federica Brignone (Italia)    +0,90
 6  Stephanie Venier (Austria)    +0,93
 7. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,01
 8  Romane Miradoli (Franca)    +1,29
 9. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1,41
10. Marta Bassino (Italia)    +1,49

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat