Vlhova triumfon në sllallom, Holdener renditet në pozitën e dytë

Skijim

Vlhova triumfon në sllallom, Holdener renditet në pozitën e dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Vlhova, foto Stango Gruden

Skiatorja nga Sllovakia, Petra Vlhova, fiton në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Kranjska Gora në Slloveni.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47,56 minuta apo për 24 qindtat e kohës e la pas  zviceranen Wendy Holdener.

Austriakja Katharina Truppe arriti në podium përkatësisht në vend të tretë por me kohë më të dobët për 89 qindtat nga pozita e parë dhe për 10 qindtat ka qenë më e shpejt se norvegjezja Nina Haver-Loseth.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 1.225 pikë, pasojnë Brignone 1112 pikë, Vlhova 1.071 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit Vlhova kryeson me 460 pikë apo ka 20 më shumë se skiatorja amerikane Shiffrin.

Rezultatet 
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:47,56
2. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,24
3. Katharina Truppe (Austria)    +0,89
 4. Nina Haver-Loseth (Norvegjia)    +0,99
 5. Katharina Liensberger (Austria)    +1,34
 6. Chiara Mair (Austria)    +1,90
 7. Emelie Wikstrom (Suedia)    +2,32
 8. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +2,43
 9. Michelle Gisin (Zvicra)    +2,49
 10. Magdaleba Fjallstrom (Suedia)    +2,59

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat