Bashkëshortja e Valon Behramit fiton garën në Crans Montana

Skijim

Bashkëshortja e Valon Behramit fiton garën në Crans Montana

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:18
Bashkëshortja e Valon Behramit fiton garën në Crans Montana, foto EPA

Bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, fiton garën në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës. Skiatorja Gut-Behrami tregoi rrëshqitje më të përsosur se rivalet tjera dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:27.11 minuta.

Gut-Behrami ka qenë më e shpejt për 80 qindtat se pozita e dytë, bashkëkombësja Corinne Suter. Stephanie Venier nga Austria ka bërë paraqitje të mirë, duke përfunduar në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 8 qindtat se pozita e parë dhe për 16 qindtat e la pas sllovaken Petra Vlhova.

Dy skiatore përfunduan në pozitën  e shtatë me kohë të njëjtë, suedezja Joana Hählen e italianja Federica Brignone. Në top 10-she ka përfunduar skiatorja nga Italia, Elena Curtoni, por me një kohë më të dobët për një sekondë e 37 qindtat se fituesja e kësaj gare.  Në lëshim Suter prinë me 397 pikë, pasojnë Ledecka 277, Brignone 270 pikë etj.

Luftë e ashpër po zhvillohet mes tri skiatoreve për titullin e kampiones së botës. Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin udhëheq me 1225 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, e ndjekur nga Brignone 1148 e Vlhova 1121 pikë etj.

Rezultatet

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:27.11

2. Corinne Suter (Zvicra)     +0.80

3. Stephanie Venier (Austria)        +0.92

4. Petra Vlhova (Sllovakia)  +1.08

5. Breezy Johnson (SHBA)  +1.26

6. Nina Ortlieb (Austria)      +1,32

7. Joana Hählen (Suedia)      +1,35

7. Federica Brignone (Italia) +1,35

9  Marta Bassino (Italia)       +1,36

10. Elena Curtoni (Italia)     +1,37

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat