Kroati la pa fjalë të gjithë në Japoni

Skijim

Kroati la pa fjalë të gjithë në Japoni

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Filip Zubçiç

Skiatori nga Kroacia, Filip Zubçiç ka lënë të gjithë pa fjalë në Qendrën e Skive në Niigata Yuzawa Naeba të Japonisë.

Zubçiç zuri vendin e parë në sllallomin e madh dhe me kohë të kaluar për 2:37.25 minuta apo me kohën më të mirë për 74 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.

Në pozitën e tretë renditet amerikani Tommy Ford dhe me kohën më të dobët për një sekondë e 7 qindtat se vendi i parë.

Në renditjen e sllallomit Kranjec prinë me 344 pikë, pasojnë Kristoffersen 334, Pinturault 288 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme Kilde udhëheq me 1022 pikë, pasojnë Kristoffersen 948 e Pinturault 898 pikë.

Rezultatet  
1. Filip Zubçiç (Kroacia)    2:37.25
2. Marco Odermatt (Zvicra)    +0.74
3. Tommy Ford (SHBA)    +1.07
4.Leif Kristian Nestvold-Haugen (Norvegjia)    +1.13
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1.14
6. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +1.15
7. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +1.16
8. Thibaut Favrot (Franca)    +1.24
9. Zan Kranjec (Sllovenia)    +1.31
10. Luca de Aliprandini (Italia)    +1.42

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat