Dominojnë zviceranet! Edhe një fitore e Gut-Behramit

Skijim

Dominojnë zviceranet! Edhe një fitore e Gut-Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Dominojnë zviceranet! Edhe një fitore e Gut-Behramit, foto DPA

Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami, shënon fitoren e dytë me radhë në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Crans Montana të Zvicrës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:27.73 minuta,  duke e lënë pas bashkëkombësen e saj Suter, me 2 qindtat e sekondës.

Se vërtet ishte garë e fortë e diferencë shumë të ngushtë, e dëshmon edhe pozita e tretë Nina Ortlieb nga Zvicra, e cila ngeci për 5 qindtat larg pozitës së parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 1225 pikë, pasojnë Brignone 1198, Vlhova 1139 pikë etj. Në lëshim Sutter udhëheq me 477 pikë, pastaj janë Ledecka me 322, Brignone 320 pikë etj.

Rezultatet 
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    1:27.73 
2. Corinne Suter (Zvicra)    +0.02 
3. Nina Ortlieb (Zvicra)    +0.05 
4. Federica Brignone (Italia)    +0.35 
5. Ester Ledecka (Çekia)    +0.39...
6. Stephanie Venier (Austria)    +0,59
 7. Nicole Schmidhofer (Austria)    +0,62
 8. Marta Bassino (Italia)    +0,66
 9. Romane Miradoli (Franca)    +0,71
10. Nicol Delago (Italia)    +0,76

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat