Brignone më e mira në superkombinim 

Skijim

Brignone më e mira në superkombinim 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:14
Brignone më e mira në superkombinim, foto EPA

Skiatorja nga Italia, Federica Brignone, tregoi paraqitje fantastike në disiplinën e superkombinimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës. Fitore e madhe e italianes e cila ka shtuar gjasat reale në luftë për titullin e kampionit në Kupën e Botës.

Brignone shton presionin edhe të kampionia në fuqi, amerikania Mikaela Shiffrin, duke ngecur pas saj për 27 pikë. Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56,24 minuta dhe me një kohë shumë më të mirë për 92 qindtat se pozita e dytë, austriakja Franzicka Gritsch.

Skiatorja nga Çekia Ester Ledecka ka arritur në podium, përkatësisht në vend të tretë dhe me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 82 qindta se fituesja e garës, por me një diferencë më të mirë por të ngushtë për 11 qindtat nga pozita e katërt, që u rendit zvicerania Michelle Gisin.

Tri skiatore janë në luftë të ashpër për titullin e kampiones, Shiffrin, Brignone e Vlhoha. Shiffrin udhëheq renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1.225 pikë dhe ka 27 më shumë se pozita e dytë, Brignone. Në vend të tretë është sllovakja Vlhova me 1.139 pikë dhe me gjasa të mira për vend të parë. Në disiplinën e superkombinimit, Brignone prinë me 200 pikë, ka 75 pikë më shumë se Holdener  dhe 100 se Ledecka.

Rezultatet 
1. Federica Brignone (Italia)    1:56,24
2. Franzicka Gritsch (Austria)    +0,92
3. Ester Ledecka (Çekia)    +1,82
4. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,93
5. Wendy Holdener (Zvicra)    +2,49
6. Marusa Ferk (Sllovenia)    +2,50
7. Roni Remme (Kanada)    +2,77
8. Aalice Merryweather (SHBA)    +3,24
9. Rahel. Kopp (Zvicra)    +4,02
10. Laura Pirovano (Italia)    +4,28

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat