Skitarët e Kosovës fitojnë pesë medalje në Mavrovë

Skijim

Skitarët e Kosovës fitojnë pesë medalje në Mavrovë

Nga: Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:12
Skitarët e Kosovës fitojnë pesë medalje në Mavrovë

Edhe pesë medalje (dy të arta, dy të argjendta dhe një e bronztë) për skitarët e Kosovës për kategoritë e reja në garën ndërkombëtare të FIS-it, që po mbahet në Mavrovë. Garat sot u mbajtën në disiplinën e sllallomit të madh.

“Edhe një garë tjetër e suksesshme për përfaqësuesen e Kosovës për të rinj në garën e FIS-it - Mavrovë në disiplinën e sllallomit të madh. 

Rezultatet e arritura: U-14 Lirika Deva zuri vendin e parë; Elena Hoxha - vendi i tretë.

U-14 Klos Vokshi - vendi i parë; U-16 Era Deva - vendi i dytë; Etna Nura - vendi i katërt dhe U-16 Dren Spahiu renditet i dyti”, njofton Federata Skitare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat