Mayer më i miri, Feuz kampion i ri i lëshimit 

Skijim

Mayer më i miri, Feuz kampion i ri i lëshimit 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:27
Mayer më i miri, Feuz kampion i ri i lëshimit, foto AFP

Skiatori austriak, Matthias Mayer, triumfoi në lëshim, ndërsa zvicerani Beat Feuz siguroi titullin e kampionit në këtë disiplinë në Kupën e Botës. Mayer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48.02 minuta, duke lënë pas vetes për 14 qindtat norvegjezin  Aleksander Aamodt Kilde.

Në vend të tretë arriti zvicerani Carlo Janka, por me kohë më të mirë për gjashtë qindtat se bashkëkombësi i tij, Beat Feuz. Feuz ka siguruar vendin e parë në lëshim me 650 pikë apo “Globin e vogël të Kristaltë”, ndërsa Dressen zë pozitën e dytë me 438.

Lufta e ashpër zhvillohet për titullin kampionit të botës. Kilde udhëheq me 1202 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pas tij janë Pinturault 1148,  Kristoffersen 1041 pikë etj.


Rezultatet

1. Matthias Mayer (Austria)    1:48.02
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.14
3. Carlo Janka (Zvicra)    +0.37
4. Beat Feuz (Zvicra)     +0.43
5. Travis Ganong (SHBA)    +0.55
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +0,83
7. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,91
8. Thomas Dressen (Gjermania)    +0,95
9. Nicolas Raffort (Franca)    +1,13
10. Cameron Alexander (Kanada)    +1,19

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat