Agim Pupovci - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Skijim

Agim Pupovci - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:01
Agim Pupovci - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët shqiptarë të Kosovës kanë përjetuar terror të paparë në vitet e 90-ta nga okupatori serb.
Sportistët tanë u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive, të cilat u uzurpuan nga klubet fantome serbe që nga gushti i vitit 1991 dhe deri me 12 qershor të vitit 1999, ku agresori serb u dëbua nga Kosova. 

Agim Popuvci i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët më të shquar të skijimit.

Pupovci ka qenë shembull se si punohet në ato vite të rënda, duke kontribuar në të gjitha aspektet për të mbajtur gjallë sportin.

Trajneri pejan nuk u ndal për asnjë çast, fare nuk mërzitej as për kërcënimet e milicisë së okupatorit serb, por së bashku me mijëra sportistë i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës.

Pupovci është krenar që ishte pjesë e garave të sakrificës, që së bashku me mijëra sportistë i rezistuan fuqishëm regjimit serb. 

Ai sot është i lumtur që skiatorët dhe skiatoret tona garojnë të lirë në Brezovicë, në Bogë dhe po ashtu që marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat