Gjermani feston në kërcime me ski

Skijim

Gjermani feston në kërcime me ski

Nga: K.G. Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:31
Gjermani feston në kërcime me ski

Markus Eisenbihler, kërcyesi gjerman i skive, është fitues i garës së dytë të sezonit të Kupës Botërore, të mbajtur në Ruka të Finlandës.

Në triumfin e tretë të karrierës së tij, gjermani konfirmoi formën e tij të shkëlqyeshme, me kërcime fantastike prej 146 dhe 141 metrash, për gjithsej 313,4 pikë. 

Eisenbihler ishte bindës në rrugën e fitores, me më shumë se 19.3 pikë më shumë se polaku Piotr Zyla (kërcime prej 136 dhe 137 metrash), gjithsej 294.1 pikë.

I treti u rendit polaku Dawid Kubacki me kërcime 139 dhe 132.5 metra, gjithsej 293.9 pikë.

Rruga e Eisenbihler drejt fitores u bë më e lehtë për faktin se kërcyesit më të mirë austriakë të skive nuk morën pjesë në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat