Shtyhet gara e sllallomit të madh, shkak bora e madhe

Skijim

Shtyhet gara e sllallomit të madh, shkak bora e madhe

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:34
Santa Caterina

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, shtyhet garat e sllallomit të madh të Kupës së Botës në ski, që ishte paraparë sot të mbahet në Qendrën e Skive në Santa Caterina të Italisë.  

Borë ka rënë shumë gjatë tërë ditës së shtunë dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë natës, kështu që organizatorët më në fund vendosën që të shtyjnë garën e të dielës, me shpresë për ta mbajtur një ditë më vonë përkatësisht të hënën.

Po ashtu edhe në konkurrencën e femrave, sërish u shty gara e Kupës së Botës!

Qendra e Skive në St. Moritz të Zvicrës është e mbuluar nga bora e madhe, e cila pamundësoi zhvillimin e garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat