Super amerikanja, 67 fitore dhe barazohet me Marcel Hirscherin

Skijim

Super amerikanja, 67 fitore dhe barazohet me Marcel Hirscherin

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:53
Super amerikanja, 67 fitore dhe barazohet me Marcel Hirscherin

Amerikanja Mikaela Shiffrin është fituese e garës në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Courchevel të Francës. 

Shiffrin ishte më e shpejta, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19.63 minuta, la pas për 82 qindtat italianen Brignone. Në pozitë e tretë renditet francezja Tessa Worley por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 9 qindtat larg pozitës së parë.

Kjo është gjithashtu fitorja e 67-të për Shiffrin në Kupën e Botës, e cila barazon austriakun Marcel Hirscher dhe është pas bashkëkombëses së saj Lindsey Vonn (82 fitore), ndërsa i pari vazhdon edhe më tej ish skiatori suedez Ingemar Stenmark me 86 fitore.

Sllallomi i madh duhet të mbahej dje, por u shty për sot për shkak të motit të keq.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, sllovakja Petra Vlhova udhëheq me 420 pikë,  pasojnë Shiffrin 275 pikë, Bassino 358, Gisin me 257 pikë etj.

Në sllallomin e madh, Brignone kryeson me 205 pikë, pasojnë Bassino 200, Shiffrin 150 pikë etj.

Rezultatet 
1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    2:19.63
2. Federica Brignone (Italia)    +0.82
3. Tessa Worley (Franca)    +1.09
4. Michelle Gisin (Zvicra)        +1.20
5. Katharina Liensberger (Austria)    +1.54
6. Stephania Brunner (Austria)    +1,81
7. Lara Gut Behrami (Zvicra)    +2,09
8. Ricarda Haaser (Austria)    +2,26
9. Sofia Goggia (Italia)    +2,27
10. Sara Hector (Suedia)    +2,29

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat