Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS-it

Skijim

Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS-it

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS-it

Arbi Pupovci fiton medaljen e bronztë në garën e FIS-it “Erzurum 2020”!

Skitari ynë, Arbi Pupovci, ka fituar medaljen e bronztë në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), të mbajtur sot në Erzurum të Turqisë.

Pupovci zuri vendin e tretë në disiplinën e sllallomit. Ai përfundoi me kohë 1 minutë 44 sekonda dhe 27 të qindtat, pas dy lëshimeve.

Pjesëmarrës në garë ishte edhe 17-vjeçari, Drin Kokaj, i cili tregoi paraqitje të mirë, duke përfunduar i teti me kohë 1:50.76. Në garë morën pjesë 24 garues.

Pupovci me medaljen e bronztë fiton edhe pikët e para Olimpike për Lojërat Olimpike Pekin 2022. Ai është bursist i KOK-ut për LO Pekin 2022.

Në konkurrencën e femrave, garuesja jonë e re, Kiana Kryeziu, doli e shtata nga 12 garues. Ajo pati kohë 1:58.72 nga të dyja lëshimet.

KOK përgëzon suksesin e skitarëve tanë, duke iu uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat