Arbi Pupovci pas medaljes së bronztë në Turqi, synon Kampionatin Botëror edhe Olimpiadën në Pekin

Skijim

Arbi Pupovci pas medaljes së bronztë në Turqi, synon Kampionatin Botëror edhe Olimpiadën në Pekin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Arbi Pupovci pas medaljes së bronztë në Turqi, synon Kampionatin Botëror edhe Olimpiadën në Pekin

Skiatori i Kombëtares së Kosovës, Arbi Pupovci, sot ka shënuar rezultat fantastik në turneun ndërkombëtar “Erzurum 2020”, që po mbahet në Erzurum të Turqisë. 

Anëtari i klubit Alpi nga Peja, ka bërë rrëshqitje fenomenale në disiplinën e sllallomit, duke e zënë vendin e tretë, në garën që është në kuadër të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS).   

Pupovci në një konkurrencë shumë të fortë, u stolis me medalje të bronztë, duke shënuar sukses të madh dhe në përgjithësi për sportin e Kosovës.

Image

“Bota sot”: Arbi, sot arritët një rezultat të jashtëzakonshëm, pozitën e tretë në garën "Erzurum 2020", sa ishte vështirë?

Arbi Pupovci: Konkurrenca ishte e madhe, kishte shumë garues të nivelit të lart dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin e sotshëm.

“Bota sot”: Çfarë iu shkoi ndoresh?

Arbi Pupovci: Jam i përgatitur dhe sllallomi është një disiplinë të cilën e preferoi shumë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tjera?
Arbi Pupovci:
Të përgatitem sa më shumë për Kampionatin Botëror, që mbahet në Cortina të Italisë në vitin 2021.

Image

“Bota sot”: A ishte shtegu i përshtatshëm në Erzurum?

Arbi Pupovci: Shtegu ka qenë në kushte optimale.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet, me formën tuaj dhe a prisni edhe më shumë?
Arbi Pupovci:
Jam shumë i kënaqur duke ju falënderuar sponzorit kryesor Elkos group me pronar z. Ramiz Kelmendi, i cili më mundësoi përgatitjen dhe pajisjet, pa të cilat nuk kisha mundur për te arritur këtë rezultat.

Njëherit e falënderoj Federatën Skitare të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të cilët me kanë përkrahur shumë. Synimet e mia janë pjesëmarrja në Kampionatin Botëror edhe në Olimpiadën në Pekin 2022, në të cilën jam edhe bursist i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat