Skiatorja del jashtë shtegu e përfundon te barrierat me 100 km/orë

Skijim

Skiatorja del jashtë shtegu e përfundon te barrierat me 100 km/orë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:26
Skiatorja del jashtë shtegu e përfundon te barrierat me 100 km/orë

Momente paniku gjatë garës së sotme të Kupës së Botës për femra në ski, zhvilluar në pistën francize të Val d’Isere.

Gjatë garës së zbritjes së lirë, skiatorja austriake Nicole Schmidhofer ka dalë nga pista në një kthesë dhe ka përfunduar te barrierat mbrojtëse. Në ato momente ajo ka qenë me një shpejtësi mbi 100km/orë.

Kjo përplasje ka krijuar momente paniku, pasi skiatorja përfundoi në pyllin ngjitur me shtegun.

Gara u ndal dhe skiatorja u transportua me helikopter në qendrën më të afërt shëndetësore për kontroll mjekësor.

Ende nuk ka informacione të detajuara për gjendjen e saj, por është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat