Goggia shkëlqen në disiplinën e lëshimit

Skijim

Goggia shkëlqen në disiplinën e lëshimit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Goggia shkëlqen në disiplinën e lëshimit, foto Reuters

Skiatorja 28-vjeçare nga Bergamo e Italisë, Sofia Goggia, ka shënuar fitoren e saj të tetë në Kupën e Botës, e pesta në disiplinën e lëshimit.

Goggia tregon formë shumë të mirë disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Val d'Isere të Francës. 

Ajo fiton garën me kohë të kaluar për 1:44,70 minuta. 

Në pozitën e dytë renditet Corinne Suter nga Zvicra me 24 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe me 3 qindtat më e shpejt se Breezy Johnson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lëshim Goggia dhe Suter kryesojnë me nga 180 pikë, Johnson ka 120 pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 425 pikë, pasojnë Gisin 298, Shiffrin 275, Basino 273 pikë etj.

Rezultatet 
1. Sofia Goggia (Italia) 1:44,70
2. Corinne Suter (Zvicra) +0,24
3. Breezy Johnson (SHBA) +0,27
4. Kajsa Lie (Norvegjia)    +0,33
 5. Kira Weidle (Gjermania)    +0,59
 6. Ramona Siebenhofer (Austria)    +0,64
 7  Ilka Stuhec (Sllovenia)    +0,75
  . Ester Ledecka (Çekia)    +0,75
 9. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,77
10. Michele Gagnon (Kanada)    +0,88

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat