Skiatori amerikan shkëlqen në Bormio

Skijim

Skiatori amerikan shkëlqen në Bormio

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Ryan Cochran-Siegle, foto EPA

Skiatori amerikan, Ryan Cochran-Siegle, shkëlqeu në supersllallomin e madh në Bormi të Italisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29,43 minutë apo me kohë më të mirë për 79 qindtat se austriaku Vincent Kriechmayr. 

Norvegjezi Adrian Sejersted arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë, me kohë më të dobët për 94 qindtat se pozita e parë dhe la pas për 24 qindtat bashkëkombësin e tij Aleksander Kilden.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Pinturault udhëheq me 462 pikë, pasojnë Kilde 425, Odermatt 369, Kristoffersen 312 pikë etj. 

Në renditjen e supersllallomit të madh, Caviezel kryeson me 225 pikën, i përcjellur nga Kilde 175, Kriechmayr 141, Jansrud 140, Sejersted 140 pikë etj.
 
Rezultatet 
1. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)    1:29,43

2. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,79
3. Adrian Sejersted (Norvegjia)    +0,94
4. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +1,18
5. Mauro Caviezel (Zvicra)        +1,36
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +1,37
7. Romed Baumann (Gjermania)    +1,45
8. Urs Kryenbühl (Zvicra)    +1,48
9. Marco Odermatt (Zvicra)    +1,50
10. Mathias Mayer (Austria)    + 1,53

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat