Michelle Gisin më e mira në sllallom, +11 më e shpejt se austriakja 

Skijim

Michelle Gisin më e mira në sllallom, +11 më e shpejt se austriakja 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:33
Michelle Gisin më e mira në sllallom, +11 më e shpejt se austriakja 

Skiatorja e Zvicrës, 27-vjeçarja Michelle Gisin, dëshmon rrëshqitje më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj triumfon në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Semmering të Austrisë.

Gisin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.05 minutë, me kohën me të shpejt për 11 qindtat se austriakja Katharina Liensberger. Skiatorja e famshme amerikane,  Mikaela Shiffrin, nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë dhe me 57 qindtat e kohës më të ngadalshme se Gisin.  

Petra Vlhova nga Sllovakia renditet në pozitën e tretë, por ngeci për 1 sekondë e 36 qindtat se pozita e parë.  

Image

Tre vendet e para

Vlhova kryeson me 515 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, 87 më shumë se Michelle Gisin, që zë vendin e dytë. Vlhova është gjithashtu lidere edhe në sllallom me 250 pikë, dhe Gisin është e dyta me 225.

Rezultatet 
1. Michelle Gisin (Zvicra)    1:42.05
2. Katharina Liensberger (Austrua)    +0.11
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.57 
4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1,36
 5. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,43
 6. Katharina Truppe (Austra)    +1,56
 7. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +2,40
 8. Maria Tviberg (Norvegjia) +2,57
 9. Nina O'Brien (SHBA)    +3,06
10. Katharina Huber (Austria)    +3,14

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat