Vlhova sërish fiton garën e njohur në Kroaci 

Skijim

Vlhova sërish fiton garën e njohur në Kroaci 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:59
Vlhova

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, e ka mbrojtur titullin në Sljeme të Zagrebit.

Vlhova është fituese e sllallomit të Kupës së Botës në Sljeme të Kroacisë, e cila do të hyjë në histori si gara e parë pa spektatorë për shkak të masave të rrepta epidemiologjike.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:59,08 minuta, duke e lënë pas për 5 të qindtat e sekondës austriaken Katharina Liensberger dhe për 22 qindtat zviceranen Michelle Gisin.

Fituesja e katër garave të Sljemes, amerikanja Mikaela Shiffrin, përfundon në pozitën e katërt me 27 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.  (+0,27). Vlhova edhe vitin e kaluar e ka fituar "Mbretëreshën e Borës". 

"Unë jam e lumtur për fitore", tha mes të tjera Vlhova.

Rezultatet 
1. Petra Vlhova  (Sllovakia)    1:59,08 
2. Katharina Liensberger (Austria)    +0,05 
3. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,22 
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,27 
5. Erin Mielzynski (Kanada)    +1,40 
6. Wendy Holdener (Zvicra)     +1,46 
7. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +1,74 
8. Lena Duerr (Gjermania)    +1,91 
9. Chiara MAIR (Austria)    +2,42
10. Mina Holtmann (Norvegjia)    +2,56 

Fitueset e garës në Sljeme 

2005 Tanja Poutiainen     
2006 Marlies Schild     
2007 Marlies Schild     
2008 Tanja Poutiainen 
2009 Maria Riesch     
2010 Sandrine Aubert 
2011 Marlies Schild     
2012 Marlies Schild     
2013 Mikaela Shiffrin   
2015 Mikaela Shiffrin   
2017 Veronika Zuzulova  
2018 Mikaela Shiffrin 
2019 Mikaela Shiffrin 
2020 Petra Vlhova 
2021 Petra Vlhova

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat