Skiatori polak triumfon në ‘Katër kërcimoret’ 

Skijim

Skiatori polak triumfon në ‘Katër kërcimoret’ 

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:12
Skiatori polak triumfon në ‘Katër kërcimoret’ 

Polaku Kamil Stoch, për herë të tretë është fitues i turneut “Katër kërcimoret”. Skiatori polak shënoi fitore bindëse në kërcimoren e fundit Bis’Shofen.

Ai shënoi kërcime prej 139 metra në serinë e parë dhe 140 metra në serinë e dytë, duke siguruar 300.7 pikë, ose 20.3 pikë më shumë Marius Lindvik në vendin e dytë nga Norvegjia (137 m dhe 140.5 m).

Në vendin e tretë u ndal gjermani Karl Geiger.

Stoch ishte në vendin e parë në renditjen e përgjithshme të turneut “Katër kërcimoret” dhe para garës në Bis’Shofen, ndërsa me këtë fitore vetëm e zgjeroi epërsinë në renditjen e përgjithshme.

Për polakun Stoch është triumfi i tretë në turneun tradicional, pas vitit 2017 dhe 2018. Kujtojmë se polaku tre vite më parë shënoi fitore në katër kërcimoret.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat