Goggia fiton në lëshim

Skijim

Goggia fiton në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:24
Goggia fiton në lëshim

Sofia Goggia nga Italia, triumfon në garën e disiplinës së lëshimit, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Austri.

Skiatorja italiane zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:24,06 minuta apo me kohën më të mirë pr 96 qindtat se pozita e dytë, austriakja Tamara Tippler. Goggia  ka shënuar fitoren e nëntë të saj në karrierë.

Skiatorja amerikane Breezy Johnson arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë dhe më kohën më të shpejt për 6 qindtat se pozita e katërt, çekja Ester Ledecka.

Sofia Goggia është lidere në lëshim me 280 pikë, e ndjekur nga Suter me 220 pikë dhe e treta është amerikania Johnson me 180. 

Sllovakja Petra Vlhova rriti avantazhin e saj ndaj Gisin. Vlhova tani ka 637 pikë dhe Michelle Gisin 507. Goggia është e treta me 402 pikë.

Rezultatet 

1. Sofia Goggia (Italia)    1:24,06
 2. Tamara Tippler (Austria)    +0,96
 3. Breezy Johnson (SHBA)    ZDA        1,04
 4. Ester Ledecka (Çekia)     1,10
 5. Laura Pirovano (Italia)    +1,15
 6. Ilka Stuhec (Sllovenia)    +1,16
 6. Corina Suter (Zvicra)    +1,16
 8. Elena CURTONI (Italia)    +1,34
  8. Lara Gut Behrami  (Zvicra)    +1,34
10. Kira Weidle (Gjermania)    +1,48

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat