Media në Serbi befason me titull për gruan e Valon Behramit

Skijim

Media në Serbi befason me titull për gruan e Valon Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:04
Media në Serbi befason me titull për gruan e Valon Behramit

Skiatorja zvicerane Lara Gut Behrami po shkakton tërmet me rezultate në Kupën e Botës. 

Gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami (ish reprezentues i Zvicrës), sot ka shënuar fitore të madhe në lëshim dhe mori edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.  

Media në Serbi “espreso” është e befasuar dhe madje ka dalur edhe një titull interesant, kësisoj: “Gruaja e Valon Behramit feston në Val di Fassa”. 

“Lara Gut-Behrami e Zvicrës fitoi me një kohë prej 1:23.93 minuta.

Kështu ajo regjistroi fitoren e pestë këtë sezon në Kupën e Botës, e para në lëshim.

Me këtë fitore, Gut-Behrami zë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm me 1,047 pikë. Vendi i dytë i takon sllovakes Petra Vlhova me 1,018 pikë, dhe vendi i tretë zviceranes Michelle Gizin me 836 pikë”, shkruan mes të tjera. Është e habitshme një medium ta përmend Valon Behramin, kur dihet se çfarë urrejtje kanë ndaj tij,sidomos pas Kampionatit Botëror 2018 të futbollit që u mbajt në Rusi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat