Kroati shkakton senzacion, më i miri në sllallomin e madh

Skijim

Kroati shkakton senzacion, më i miri në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Filip Zubçiç

Skiatori kroat, Filip Zubçiç, ka shkaktuar senzacion në Qendrën e Skive në Bansko të Bulgarisë. 

Zubçiç zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:20,62 minuta apo me kohën më të mirë për 40 qindtat se francezi Mathieu Faivre. 

Është interesant se në rrëshqitjen e Faivre ishte më i shpejt për 11 qindtat se kroati por gjërat ndërruan në rrëshqitjen e dytë. 

Image

Filip Zubçiç

Kroati përmbysi epërsinë e Faivres. Austriaku Stefan Brennsteiner ka arritur në podiumi përkatësisht në pozitën e tretë me kohë më të mirë për 13 qindtat se pozita e katërt, francezi Alexis Pinturault. 

Në renditjen e sllallomit të madh, Pinturault udhëheq me 490 pikë, para Zubçiç që ka 469, Odermatt 445, Meillard 277 pikë etj. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 974 pikë, i ndjekur nga Odermatt me 744, Shwarz 692, Mayer 604 pikë etj.

Renditja
1. Filip Zubçiç (Kroacia)     2:20,62 
2. Mathieu Faivre (Franca)    +0,40 
3. Stefan Brennsteiner  (Austria)    +0,93 
4. Alexis Pinturault (Franca)    +1,06 
5. Marco Odermatt (Zvicra)    +1,52 
6. Manuel Feller (Austria)    +1,63 
7. Thibaut Favrot (Franca)    +1,77 
8. Loic Meillard (Zvicra)    +1,82 
9. Stefan Hadalin (Sllovenia)    +1,97 
10. Marco Schwarz (Austria)    +2,09

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat