Albin Tahiri zë vendin e 29-të në garën e Mariborit

Skijim

Albin Tahiri zë vendin e 29-të në garën e Mariborit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:27
Albin Tahiri zë vendin e 29-të në garën e Mariborit

Albin Tahiri ka zënë vendin e 29-të në garën e Mariborit të Sllovenisë, disiplina e sllallomit të madh.

Tahiri përfundoi me kohë 2:16.84 minuta pas dy lëshimeve.

Atij për 0.12 të qindtat e sekondit nuk hyri në top-she edhe në lëshimin e parë. Në garë morën pjesë 43 garues, ku pesë prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

Albini fitoi pikë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. Ai u shpreh i lumtur me paraqitjen.

“Pata një paraqitje të madhe sot. Mora 95 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), rezultat ky më i miri në disiplinat teknike për Kosovën këtë vit. Isha afër të hyja në top 30-she edhe në lëshimin e parë, por përsëri nuk është keq. Vërtet u ndjeva mirë sot dhe në formë të mirë”, ka thënë Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

32-vjeçari, bursit olimpik i KOK-ut, do të garojë edhe nesër në sllallom të madh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat