Vlhova fiton, Gut Behrami përfundon e nënta! Luftë e ashpër për kreun

Skijim

Vlhova fiton, Gut Behrami përfundon e nënta! Luftë e ashpër për kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:45
Petra Vlhova

Luftë e ashpër për vendin e parë të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës,  Lara Gut Behrami udhëheq me 46 pikë para sllovakes Petra Vlhova. 

Petra Vlhova shënoi fitore të madhe në shtëpi të veten! Ajo doli e parë në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të kaluar për 2:16,66 minuta dhe për 16 qindtat e la pas skiatoren nga Zelanda e Re, Alice Robinson, në garën që u mbajt në Jasna të Sllovakisë. 

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin përfundon në pozitën e tretë me 37 qindtat e kohës më të dobët se Vlhova. 

Image

Gut Behrami

Kësaj radhe bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut Behrami, nuk ishte në ditën më të mirë të saj, përfundon në pozitën e nëntë, me kohë më të dobët për 1 sekondë e 69 qindtat larg vendit të parë.

Image

Vlhova

Në renditjen e përgjithshme Lara Gut Behrami udhëheq me 1256 pikë duke lënë pas Vlhovan me 1220, Gisin 969, Bassino 840 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit të madh, Bassino kryeson me 510 pikë,  e ndjekur nga Worley  me 362, Gissin 344 etj.

Renditja 
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    2:16,66
2. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +0,16
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)        +0,37
4. Marta Bassino (Italia)     +0,96
5. Ramona Siebenhofer (Austria)    +1,34
6. Federica Brignone (Italia)     +1,43
7. Katharina Liensberger (Austria)    +1,52
8. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,68
9. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +1,69
10. Tessa Worley  (Franca)    +1,75

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat