Albin Tahiri arrin kriterin për Pekin 2022, u paraqit me sukses në FIS

Skijim

Albin Tahiri arrin kriterin për Pekin 2022, u paraqit me sukses në FIS

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:26
Albin Tahiri

Skitari Albin Tahiri, ka vazhduar me suksese në kuadër të kualifikimeve për kampionatet ndërkombëtare.

Albin Tahiri sot përfundoi garën ndërkombëtare të FIS-it, në disiplinen e Sllallomit(SL) në Rogla të Sllovenisë.

Në këtë garë arriti 123,19 pikë të FIS-it dhe u rendit në pozitën e 40-të, rezultat ky me të cilin plotësoi kriteret Olimpike në disiplinën e Sllallomit për Pekin 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Skitare e Kosovës e cila i ka uruar Tahirit suksese në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat