Veçohen Lirika Deva dhe Elena Hoxha

Skijim

Veçohen Lirika Deva dhe Elena Hoxha

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:31
Veçohen Lirika Deva dhe Elena Hoxha

Federata Skitare e Kosovës (FSK) organizoi garën ndërkombëtare “Dardania Cup”, paraqitje e kënaqshme e skitarëve tanë

FSK organizoi të dielën edicionin e dytë të garës ndërkombëtare “Dardania Cup”, e cila u mbajt në Qendrën Skitare “Arxhena”, në Brod të Dragashit.

Pjesëmarrës ishin 45 garues të shteteve: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Greqi, Sllovaki, Turqi dhe Hungari.

Garat u mbajtën në të dyja konkurrencat për grupmoshat U-14 dhe U16 në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Nga garueset tona veçohen Lirika Deva dhe Elena Hoxha, të cilat fituan medaljen e artë përkatësisht të bronztën, në grupmoshën U-16, disiplina e sllallomit të madh.

Në konkurrencën e meshkujve, grupmosha U16, disiplina e sllallomit, Klos Vokshi fitoi medaljen e bronztë. Të bronztën e fitoi edhe Klara Sefaj në grupmoshën U-14, sllallom të madh.

I pranishëm në garë ishte edhe nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Gazmend Maxhuni, ndërsa KOK ndihmoi organizimin e garës me dhënien në shfrytëzim të një veture (kombi) nga sponsori ynë, Toyota Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat